Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Dy komisionet e posaçme sot në Kuvend, Xhafaj dhe Braçe kryetarë për “Antikorrupsionin” dhe “Dezinformimin”

schedule08:12 - 6 Qershor, 2024

schedule 08:12 - 6 Qershor, 2024

Këtë të enjte në Kuvend, mazhoranca do të votojë për përbërjen e këtyre dy komisioneve.

Kryetar i Komisionit të posaçëm të Kuvendit “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian është propozuar Fatmir Xhafaj.

Nënkryetar i Komisionit do të jetë njëri nga anëtarët përfaqësues të pakicës parlamentare.



Ndërsa kryetar i Komisionit të posaçëm parlamentar “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të mbikëqyrjes së huaj në proceset demokratikë të vendit” është propozuar deputeti socialist, Erion Braçe./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!