Zëra merkatoje për Brozovic. Pas interesimit të Newcastle, dy klube arabe i janë bashkuar garës për të nënshkruar me mesfushorin kroat.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, për Interin Brozovic nuk është më i pashitshëm. Nëse ai largohet, për një shifër minimale prej 25 milionë eurosh, zikaltërit do të futeshin kokë e këmbë në garë për të transferuar mesfushorin italian të Sassuolos, Davide Frattesi.
Nga ana tjetër, nëse Frattesi nuk arrihet, Inter do të tentojë serbin Milinkovic Savic të Lazios, por që është një objektiv i vështirë duke pasur parasysh konturet ekonomike./h.ll/abcnews.al