Lady Gaga dhe Jennifer Lopez do të performojnë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Joe Biden më 20 Janar. Krijuesja e hitit “Bad Romance” do të interpretojë himnin kombëtar në ceremoninë e Biden dhe Kamala Harris që do të mbahet në ndërtesën e Kapitolit.
Krah Lady Gaga-s dhe Lopez do të interpretojnë dhe Demi Lovato dhe Justin Timberlake. Fituesja e çmimit Oscar, Gaga ka treguar dhe më parë mbështetjen për Biden pasi u shfaq gjatë fushatës presidenciale krah tij.
Gjithashtu Tom Hanks do të mbajë një program special televiziv pas përurimit të Joe Biden. Specialja e titulluar ‘Celebrating America’, do të transmetohet në mbrëmjen e 20 Janarit, vetëm disa orë pasi Biden të jetë betuar si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. /abcnews.al