Një 28 vjeçar shqiptar nuk është ndalur as pas dy herë deponimeve të bëra nga autoritetet britanike. Shqiptari është rikthyer sërish në ishull dhe ka vijuar që të shijojë jetën e tij të luksit.
Mediat e huaja shkruajnë se 28 vjeçari, Dorian Puka është deportuar dy herë për një sërë krimesh në periferi të Londrës dhe nuk duhet të jetë fare në Britani.
Puka në rrjetet sociale postonte foto ku shihet duke pushuar në një hotel luksoz me katër yje në bregdetin e Kornuoll, ku çmimet e dhomave nisin nga 250 £ nata. I veshur me një këmishë me simbole kafshësh, pantallona të shkurtra dhe sandale, Puka ka postuar edhe foto duke luajtur golf në Carlyon Bay. Në foto të tjera i riu shihet po ashtu duke lëvizur në londër me mjete të shtrenjta si Porsche, Mercedes, BMË dhe Range Rover.
“Puka poston pandërprerë, duke u mburrur për jetën e tij magjepsëse britanike. Ai shpërndan foto nga restorantet e shtrenjta në perëndim të Londrës dhe duke bërë pushime në bregdetin jugor. 28-vjeçari ka arritur t’u shmanget autoriteteve duke jetuar jetën e ëndrrave në Britani për më shumë se dy vjet që kur Home Office u informua për herë të parë se ai ishte kthyer ilegalisht në ishull”, thuhet në artikull.
Ndër të tjera në media shkruhet se edhe pse Ministria e Brendshme nuk ka arritur që nga 2021 të zbulojë vendodhjen e hajdutit serial që ka terrorizuar Londrën për gati një dekadë, gazetarët kanë zbuluar se Puka jeton në një apartament me vlerë 250,000 £ në Hounsloë, në perëndim të Londrës.
Ai është parë duke u larguar nga kjo banesë me një Mercedes CLS Coupe me vlerë 60,000 £. Ndër të tjera në media thuhet se shkelja flagrante e kontrolleve të imigracionit nga Puka është ilustrimi më i fundit i dështimeve të forcave të kufirit në Mbretërinë e Bashkuar.
Ndërkohë sa i përket historisë së tij kriminale, 28-vjeçari fillimisht u burgos për 9 muaj pasi tentoi të grabiste një pronë në Tëickenham në vitin 2016 dhe u dëbua në 2017. Por brenda 12 muajsh ai u kthye në Mbretërinë e Bashkuar, ku kreu një sërë vjedhjesh në periferi të Londrës.
Herën e dytë ai u kap nga një oficer civil në jug-perëndim të Londrës, teksa mbante në dorë një orë të shtrenjtë të vjedhur. Shqiptari u dënua me tre vite e gjysmë burg, por mori famë në burg pasi postonte në rrjetet sociale foto me të burgosur të tjerë shqiptarë të lidhur me grupet e krimit të organizuar.
Në njërën prej tyre ai ka pozuar me një shok të dënuar dhe ka shkruar: “Nga H.M.P. ne e bëjmë V.I.P….!!!!‘.
Ndërkaq në mars të vitit 2020 ai u deportua për tu rikthyer sërish në Britani, në janar të vitit 2021 duke udhëtuar përmes Gjermanisë, Belgjikës dhe Holandës./abcnews.al