Dy goditje cilësore në merkato, Dinamo do me çdo kusht Superioren

schedule19:58 - 15 Shtator, 2020

schedule 19:58 - 15 Shtator, 2020

Drejtuesit e Dinamon kanë si objektiv rikthimin në Superiore dhe sot kanë kryer dy përforcime cilësore në merkato. “Nëndetësja”, që noton prej vitesh në Kategorinë e Parë, ka prezantuar Edvan Bakajn dhe Enock Djidjiwa si lojtarët më të rinj.

I pari është një emër i njohur i portës. 32-vjeçari ishte pjesë e Tiranës sezonin e kaluar, teksa ka një eksperiencë të madhe. Bakaj nuk do të lëvizë nga kryeqyteti, pasi ka vendosur të rikthehet në klubin ku luajti në vitin 2011.

Prurja tjetër është një sulmues. Afrikani Djidjiwa, garoi me Erzenin sezonin e fundit. 24-vjeçari ka firmosur kontratën e re për sezonin e ardhshëm dhe do të tentojë të ndihmojë 18-herë kampionët e Shqipërisë me golat e tij.

Ndërkohë, ditën e sotme skuadra U21 e Dinamos ka zhvilluar një takim miqësore me bashkëmoshatarët e Tiranës. Derbi i kryeqytetit nuk prodhoi asnjë gol dhe u mbyll ashtu siç nisi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!