Dy “fytyrat” e Kombëtares/ Fitore e madhe me Ukrainën dhe humbje e merituar me Gjeorgjinë. Kalendari nuk ndihmon kuqezinjtë

schedule12:31 - 12 Shtator, 2024

schedule 12:31 - 12 Shtator, 2024

Nisi me diell dhe u mbyll me shi. E njëjtë me stinën e vjeshtës ishte edhe prezantimi i kombëtares së Shqipërisë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Fitorja me përmbysje 2-1 në premierën kundër Ukrainë dha një dozë të mirë entuziazmi dhe optimizmi, jo vetëm për rezultatin, por edhe për lojën e skuadrës kuqezi.

Por të gjithë këto u shuan shpejt në sfidën e dytë.

Skuadra e drejtuar nga Silvinjo u mund 1-0 nga Gjeorgjia, duke jetuar humbjen e parë në “Air Albania”.

Edhe në këtë rast, përtej rezultatit, ajo që la për të dëshiruar ishte loja. Mjafton vetëm një shifër për ta konfirmuar këtë: asnjë goditje në katërkëndëshin e rivalëve.

Ky është një bilanc i thjeshtë, ndërsa më kompleks është ai që duhet të bëjë Silvinjo dhe stafi teknik përpara se skuadra kuqezi të kthehet sërish në fushë për dy sfidat e tjerë në Ligën e Kombeve, në program në tetor.

Kalendari nuk favorizon Shqipërinë, që të dyja sfidat do t’i luajë në transfertë më 11 tetor në Pragë kundër Çekisë dhe 14 tetor në Tbilisi kundër Gjeorgjisë.

Këto ndershje do të vendosin shumë për fatin e kuqezinjve në këtë edicion të Ligës së Kombeve dhe për këtë arsye Silvinjo pret të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët më të rëndësishëm si kapiteni Gjimshiti por edhe sulmuesit Broja e Daku, që munguan për shkak dëmtimesh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!