Roma ka mbyllur dyert, për shkak se dy futbollistë të të rinjve kanë dalë pozitivë në testin e zhvilluar për COVID-19. Klubi italian ka dalë me një komunikatë dhe bën me dije se lojtarët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë shfaqur simptoma.
Ata janë izoluar në shtëpi dhe pritet që në orët e ardhshme të kontrollohen sërish. Roma ka njoftuar autoritetet dhe pritet që ambientet e përbashkëta stërvitore me të rinjtë të dezinfektohen.
Gjithashtu do të identifikohen të gjitha ata persona që kanë pasur kontakte me futbollistët e infektuar. Njoftimi tjetër është se të gjitha aktivitetet e ekipit të Romës janë pezulluar deri të hënën e 24 gushtit, ndërkohë që të gjithë pjesëtarët e ekipi do të testohen për COVID-19 ditën e sotme. /abcnews.al