Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Po fshehin dështimin”/ Balla për protestën e opozitës: Kush godet policinë, godet shtetin

schedule19:33 - 10 Shkurt, 2026

schedule 19:33 - 10 Shkurt, 2026

Një polic ka mbetur i lënduar nga protesta e opozitës, mbajtur këtë të hënë Para Kryeministrisë. Militantët e opozitës në përfundim të fjalës së kreut të PD Sali Berisha, kanë hedhur molotov e fishekzjarrë. Gjithashtu kanë gjuajtur me gurë e sende të tjera në drejtim të efektivëve të policisë.

Taulant Balla ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook duke thënë se, Berisha po përpiqet të fshijë dështimin e  tyre me tym e me flakë. Ndërsa më tej shton se kush arrin dhe ngre dorë kundër efektivëve, ka ngritur dorë kundër shtetit.

Reagimi i Taulant Ballës:



Dy fjalë për fundin e protestave të bufit, ku sulmohen punonjësit e policisë dhe institucionet. Ndoshta për të fshehur me tym e flakë dështimin e tyre.
Gjithmonë do të ekzistojë liria për të protestuar në Shqipërinë tonë. Por sa kohë ligji e thotë qartësisht, nuk duhet të ekzistojë liria për të goditur apo keqtrajtuar ata që kanë zgjedhur për të shërbyer në mbrojtje të sigurisë së qytetarëve. Duhet t’i mbrojmë ata që na mbrojnë dhe duhet të kujdesemi për ata që shërbejnë për sigurinë e qytetarëve. Kjo është ajo që bën një shtet i drejtë dhe normal. Rëndësia e detyrës që mbart uniforma e Policisë, duhet ta bëjnë shoqërinë të reflektojë, ndërsa drejtësia t’i bëjë shembull ata që godasin punonjësit e policisë. Policia i ka shërbyer dhe i shërben me devotshmëri atdheut dhe qytetarëve, përplaset çdo ditë me kriminelë e keqbërës. Policia ka derdhur gjak, në emër të misionit dhe betimit të saj. Gjaku i policisë është gjaku i shtetit. Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!