Dy fjalë nga Gjira Kajtazi për ata që e konsiderojnë “gjyshe”

schedule12:42 - 6 Shtator, 2020

schedule 12:42 - 6 Shtator, 2020

Gjira Kajtazi është një ndër emrat më të dashur për publikun. Reperja prej pak kohësh është distancuar nga muzika për t’ju përkushtuar plotësisht familjes.  Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, ku së fundmi është përballur me një situatë të pazakontë. Komentet negative ndaj artistes janë të shumta, madje njëri prej fansave e ka krahasuar atë me një gjyshe.

“Kjo repere, kjo është gjyshe fare”, ka shkruar ndjekësja, koment i cili ka marrë vëmendjen e Gjirës, e cila ka zgjedhur të reagojë përmes një postimi në Instastory, ku shkruan:  “Çfarë keni more me këto komente? Mos u trembni se nuk përsëritem më jo…Femra 30 vjet…në më të mirën kohë, të bëjnë gjyshe..po nuk keni faj, ju çikat me 16 vjet po bëhen gra.”, ka qenë reagimi i artistes.

Kujtojmë që artistja konfirmoi pak kohë më parë se është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Ajo është nënë e një djali, ndërsa thuhet se pritet të sjellë në jetë një vajzë. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!