Dy firma të tjera, Bylisi merr edhe “gjigantin” që u testua te Porto

schedule09:19 - 2 Tetor, 2020

schedule 09:19 - 2 Tetor, 2020

Bylisi këtë sezon është fokusuar kryesisht te të rinjtë dhe kjo konfirmohet nëse shikon lojtarët e afruar. Së fundmi me ballshiotët janë bashkuar edhe dy lojtarë të tjerë, të cilët kanë firmosur dhe janë vënë nën urdhrat e trajnerit Veljko Dovedan.

“Dy talente bëhen pjesë e skuadrës sonë dhe projektit që kemi për të tashmen dhe të ardhmen. Talenti shkodran Marselino Preka, i cili u testua te Porto pak kohë më parë, si dhe Klaus Alinani që luajti me Luftëtarin, janë prezantuar nga presidenti i klubit, Besnik Kapllanaj.

Marselino Preka dhe Klaus Alinani janë grumbulluar edhe nga Kombëtaret e moshave dhe janë lojtarë me shumë të ardhme. I urojmë mirëseardhjen dhe suksese”, njofton klubi i Bylisit përmes rrjeteve sociale, ndërkohë që sot mund të ketë edhe ndonjë afrim tjetër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!