“Dy drejtorë më lanë 6 vite pa kërcyer”, Enada Hoxha i thotë të gjitha: Kam qarë pafund

schedule12:00 - 1 Mars, 2023

schedule 12:00 - 1 Mars, 2023

Balerina e njohur, Enada Hoxha ka deklaruar në emisionin “Pas Mesnate” në ABC Neës se dy drejtorë të Teatrit të Operas dhe Baletit e lanë pa kërcyer për 6 vite. Ajo e ka konsideruar si periudhën më të trishtë të jetës së saj, pasi ata e kanë bërë të qaja pafund.

Sakaq, Enada ka theksuar se ka vuajtur shumë, pasi i ka dhënë shumë atij teatri për vite me radhë.

Mua nëse do të më lëndosh, mjafton të më lësh pa kërcyer. Dy persona ia dolën mbanë. Nuk e di për artistin është shumë e rëndë të qendrojë disa ditë, jo 6 vjet pa kërcyer. Të vjen keq, se unë si një titullare nuk e meritoj dhe jo unë që i kam dhënë kaq shumë këtij teatri dhe kam punuar dhe vazhdoj të punoj. Por mendoj që asnjëri nuk e mendon aty në teatër, qoftë nga balerini më i thjeshtë i trupës deri te ata që punojnë që sot të kërcejnë si solist. Nuk e meriton askush që mos të ketë të drejtën për të kërcyer, kush janë këta njerëz që thonë ti s’ke për të kërcyer. Mua më duket absurde.

Më është thënë edhe troç, që ti nuk ke për të kërcyer më dhe unë i thoja: ‘Si ka mundësi? Je duke folur me një titullare. Nuk je askushi për të më thënë, edhe pse drejton, ti nuk mundesh të më thuash që nuk do kërcesh më dhe do të kërcesh një pjesë në trup’. Për mua ishte absurde. Nuk e di se si ta quaj, por as nuk dua t’i hyj kësaj gjëje më, por që mendoj që kanë qene vitet që më kanë bërë të qajë pafund. E kam vuajtur shumë, sepse ti nuk mund ta quash që në ato 6 vite të dalësh dhe të kërcesh 6 minuta”, u shpreh ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!