Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dy ditë seancë plenare në Kuvend, shqyrtohet në parim projektbuxheti i vitit 2026 dhe paketa fiskale

schedule09:00 - 19 Nëntor, 2025

schedule 09:00 - 19 Nëntor, 2025

Parlamenti nis sot shqyrtimin e projketbuxhetit të vitit të ardhshem, i cili është buxheti më i madh historik rreth 9 miliardë euro.

Në një seancë maratonë që do të vazhdojë edhe nesër pritet të prezantohet para deputetëve drafti i buxhetit dhe paketa fiskale dhe më pas të vazhdojnë debatet para miratimit të tyre në parim.

Në rend dite janë:

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë””, të ndryshuar. (Shqyrtimi në parim)

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”. (Shqyrtimi në parim)

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29, datë 30.3.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat””. (Shqyrtimi në parim)

Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore””, të ndryshuar. (Shqyrtimi në parim)

Projektligji “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit””, të ndryshuar. (Shqyrtimi në parim)

Projektligji “Për marrëveshjen e paqes fiskale”. (Shqyrtimi në parim)

Projektligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”. (Shqyrtimi në parim)

Projektligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë”. (Shqyrtimi në parim)

Projektligji “Për buxhetin e vitit 2026”. (Shqyrtimi në parim)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!