Sot profesor Albi Nako po teston fëmijët se sa u pëlqen të përshtaten me personazhet që duhet të imitojnë. Ka qenë pikërisht Mikele dhe Lusi që nuk janë përfshirë me personazhet e përzgjedhur dhe kjo ka bërë që Albi të marrë një vendim.
Ai ka përzgjedhur për ta dy personazhe të rinj, duke theksuar se nuk kanë njohuri dhe e kanë të pamundur të vihen në petkun e tyre. “Jo gjithmonë ne përballemi me gjërat që propozojmë, si në rastin e Mikeles dhe Lusit. Çik e çuditshme dhe me brezin sepse e them shpesh që nuk kanë njohuritë e duhura.
Nuk e njihte fare Fredie Mercury, edhe pse ja kisha lënë si detyrë i bëra një provë veçmas dhe të them të drejtën për të mos e lënë të rrëzohej i ndryshova numrin dhe atij dhe Lusit se është i njëjti fenomen”, tha ndër të tjera Albi.
Ai gjithashtu ka njoftuar se me këtë rast kanë ndryshuar edhe përballjet e javës me konkurrentëve dhe kjo do të mbetet surprizë deri të shtunën.
/abcnews.al