Dy ditë para Kuvendit të Berishës vjen në Tiranë zyrtari i lartë i SHBA-së, zbulohet shënjestra

schedule14:45 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 14:45 - 6 Dhjetor, 2021

Nga Esiona Konomi

Tiranën pritet ta vizitojë të enjten zyrtari i lartë i diplomacisë amerikane, Gabriel Escobar.  Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, parashikohet të ketë dy takime kryesore: me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Megjithëkëtë, i dërguari i Antoni Blinken nuk do të ketë vetëm këto dy takime në Shqipëri. Edhe pse vizita nuk konfirmohet ende zyrtarisht, mësohet se fokusi i Escobar do të jetë anti-korrupsioni, dhe reforma në drejtësi.

Disa qarqe politike e lidhin këtë vizitë të diplomatit të lartë amerikan, me faktin se vjen dy ditë përpara se Sali Berisha, i shpallur non grata prej tyre, mbledh Kuvendin Kombëtar të PD-së. Megjithëkëtë, vizita e Gabriel Escobar, vjen në kuadër të një turi rajonal që ai po mban.

Diplomati ishte këtë të hënë në Shkup, ku tha se SHBA-ja mbështes fuqishëm integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!