Dy ditë para Hagës, Hashim Thaçi tek varri Adem Jasharit: Dielli do të lindë përsëri!

schedule23:07 - 11 Korrik, 2020

schedule 23:07 - 11 Korrik, 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, para nisjes për në Hagë,këtë të shtunë ka vizituar Prekazin.

Thaçi në këtë vizitë ka bërë me dije se ka nderuar komandantin legjendar Adem Jashari dhe të gjithë luftëtarët e UÇK’së.

Vizitat e tilla Thaçi i nisi disa ditë pas njoftimit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar për aktakuzën ndaj tij.

Ndërkohë disa ditë para se të intervistohet në Hagë nga Prokuroria Speciale, ish-kryeministri ka vizituar Prekazin.

Jam sonte këtu në Prekaz për të bërë nderime për bashkëluftëtarin dhe komandantin Adem Jashari. Për t’u bërë nderime të gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjve të kombit. Jam këtu në këtë muzg veror edhe për të ritheksuar fuqishëm se dielli do të lindë përsëri. HTH”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook. /abcnews.al