Dy “diamante” për skuadrën e parë, Barça promovon “yjet” e “La Masia”

schedule20:16 - 11 Korrik, 2024

schedule 20:16 - 11 Korrik, 2024

Ka shënuar 1 gol dhe ka asistuar 3 të tjerë, në Euro 2024 dhe mbrëmjen e së dielës do të ketë mundësinë të fitojë titullin e madh kampion të Evropës, vetëm 17 vjeç, me “yllin” spanjoll, Lamine Yamal që këtë të enjte ka marrë një tjetër gëzim, duke iu bashkuar përfundimisht skuadrës A, të “Katalanasve” të Barcelona.

Njoftimi erdhi nga vetë klubi “Blaugrana”, të cilët lajmëruan tifozët se Lamine Yamal dhe Pau Cubarsi janë promovuar zyrtarisht në skuadrën e parë, duke lënë përfundimisht skuadrën U19, ku ishte i regjistruar sezonin e kaluar.

Anësori 16-vjeçar, i cili është në qendër të vëmendjes në Evropian me Spanjën, dhe qendërmbrojtësi 17-vjeçar, i cili do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit, nuk janë më të regjistruar te skuadra U19 dhe Barcelona B.

Sezonin e kaluar , Yamal u aktivizua në 50 ndeshje, shënoi 7 gola dhe dha po aq asistime, ndërsa Pau Cubarsí u paraqit në ndeshje 24 herë, ku shkëlqeu jo pak, teksa shihen si një përforcim me shumë vlerë për teknikun Hansi Flick. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!