Dy dhuratat e para për Sarrin, Roma në garë për sulmuesin që e do Milani

schedule14:16 - 26 Prill, 2021

schedule 14:16 - 26 Prill, 2021

Maurizio Sarri pritet të jetë trajneri i ri i Romës sezonin e ardhshëm. Pronarët amerikanë të klubit kryeqytetas, kanë ambicie të mëdha për sezonin e ardhshëm.

Drejtimi i ekipit do t’i dhurohet trajnerit të njohur, teksa pritet që verdhekuqtë të zhvillojnë një merkato cilësore në verë. Për mesin e fushës synohet Nahitan Nandez i Cagliarit.

Ndërkohë, goditja e madhe mund të jetë Dusan Vlahovic, për të cilin ka interesim edhe nga Milani. Sulmuesi serb po shkëlqen këtë sezon me Fiorentinën.

21-vjeçari ka shënuar 17 gola në Serie A këtë sezon dhe pëlqehet shumë nga drejtuesit e Romës, të cilët janë synojnë t’i dhurojnë një sulmues cilësor trajneri Sarri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!