Dy deputetet demokrate ndërrojnë “krah”, kush e la Alibeajn për Berishën?

schedule14:46 - 31 Tetor, 2022

schedule 14:46 - 31 Tetor, 2022

Dy deputete të grupit të Enkelejd Alibeajt duket se “kanë ndërruar krah” ditën e sotme dhe janë bashkuar me grupin e kryedemokratit Sali Berisha.

Lexo edhe: Mblidhet Grupi i PD-së, Berisha u kërkon deputetëve të firmosin projektligjin për heqjen e parashkrimit për zyrtarë të qeverisë

Gazetari Juxhin Mustafaraj bën me dije për abcnews.al se dy deputetet janë Greta Bardeli dhe Lindita Metaliaj. E para është deputete në qarkun e Shkodrës, ndërsa Metaliaj është deputete në Lezhë.

Ato jkanë qenë prezente në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të thirrur nga Sali Berisha. /abcnews.al