Dy deklarata në dy kohë/ Integrimi, a po gënjen Rama? Zef Mazi 2025: Premtimi, një iluzion

schedule18:44 - 8 Maj, 2025

schedule 18:44 - 8 Maj, 2025

Katër vite më parë drejtonte grupin e punës së integrimit të Shqipërisë në BE. Sot, hedh poshtë progresin për të cilin punoi vete.

Ish kryenegociatori i integrimit të vendit tonë në union, Zef Mazi ka deklaruar në mediat vendase se anëtarësimi brenda vitit 2030 është një iluzion.

Pasi dha një intervistë për Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Shqipëri BIRN, Mazi zgjodhi televizionin e familjes së Berishës për të shtjelluar mediatikisht pikëpamjen e tij.

 “Për mua është shumë e vështirë në 2 vite, vetëm nëse unioni mund të kapërcejë disa standarde. Kur Shqipëria negocionte me NATO, ishte PD në pushtet. Kur u ulën në tavolinën e NATO-s, s’ishte shkruar PD e Shqipërisë, njëjtë do ndodhë dhe me procesin, s’do të shkruhet PS. Nëse nuk shkon paralele, pavarësisht rotacioneve politike do të vuajmë më shumë. E rëndësishme është që Shqipëria është në këtë rrugë, por jemi në fushatë zgjedhjesh dhe thuhen gjëra për efekt propagande dhe politike.”, tha ai.

Por demoralizimi i Zef Mazit vështirë të shpjegohet kur në vitin 2021 vetë ai bënte parashikime optimiste.

Në një intervistë për gazetarin Sokol Balla në Real Story 4 vite më parë, Mazi deklaronte se procesi i integrimit të vendit tonë mund të përmbyllet brenda 2027-2028.

 “Unë mendoj që në një periudhë 6-7 vjeçare, përsëri me kujdesin e duhur, por me optimizmin drejt asaj rruge… Nëse procesi mbështetet nga politika, OJQ, shoqëria civile, akademikët dhe faktorë të tjerë të rëndësishëm, unë besoj se nuk do ta kapërcej vitin 2027 – 2028 deri në integrimin në BE.”, shtoi ai.

Nëse në vitin 2025, anëtarësimi i Shqipërisë në BE është propagandë elektorale, po deklarata e Zef Mazit në 2021, çfarë është?

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!