Këngëtarja Babeta Shahini e ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, foli për karrierën saj prej dy dekadash në muzikë, si dhe për jetën e saj familjare.
Këngëtarja e hitit të njohur ‘Karamelja’ rrëfeu dhe arsyen e një shkëputjeje tetë vjeçare nga muzika dhe televizionit, ku tha se shkak u bë ‘shpërthimi i rrjeteve sociale’.
“Ajo kohë ka qenë vërtetë e artë, pasi të gjithë artistët po shpalosnin vlerat e tyre.
Vazhdimisht këndoj live, edhe pse mund të ketë periudhë kur mund të shkëputem nga televizioni. Nga viti 2010 deri në vitin 2018 kam pasur një shkëputje nga televizioni. Ishin vitet kur shpërthyen mediat sociale dhe ishte pyetja ‘A ia vlen të shpenzoj apo jo? A ia vlen të merrem më me televizionin?’. Në atë kohë u bëra nënë për herë të dytë dhe kështu rrodhën gjërat. Sot kemi hapur kanalet tona në Youtube dhe tashmë është kthyer në televizionin tonë. Unë jam nënë e dy fëmijëve, Luis dhe Bora, vajza është 20 vjeçe, ndërsa djali 14 vjeç. Djali vazhdon liceun për piano.
Bashkëpunimi im i tretë është me Ratin, kënga jonë më e njohur është ‘Karamelja’. Vërtetë ne artistët kemi një jetë intensive, por kemi edhe pushime“, u shpreh Shahini. /abcnews.al