Shumë prindër nuk kanë informacion për nisjen e vitit të ri shkollor. Dy datat e caktuara nga Ministria e Arsimit 1 dhe 27 shtator, duket se më tepër i kanë bërë konfuz prindërit. Për ABC ata thonë se janë shumë të interesuar që fëmijët t’i çojnë në shkollë që në datën 1 shtator, por nuk janë informuar mbi procedurën që do ndiqet.
“Është në klasë të katërt. Nuk kam informacione, është bërë lëmsh nga ministria a do fillojë, a s’do fillojë. Ku di unë.”
Viti i ri shkollor gjithmonë ka nisur të hënën e dytë të shtatorit. Por për shkak të situatës së rënduar krijuar nga covid, Ministria e Arsimit vendosi që ta shtyjë nisjen e vitit të ri shkollor për datën 27 shtator.
Por mësuesit do të paraqiten në shkollë që në datën 1 shtator për të pritur nxënësit. Ministria ia ka lënë vendimarrjen prindërve për të çuar nxënësit në shkollë që më datë 1 për të përsëritur edhe njëherë lëndët e vitit të kaluar. /abcnews.al/