Dy çmime brenda një muaji, i riu shqiptar kampion botëror në ‘bodybuilding’, thyen rekordin e moshës

schedule09:20 - 18 Nëntor, 2024

schedule 09:20 - 18 Nëntor, 2024

Pari Floku është i riu shqiptar që është shpallur kampion botëror në bodybuilding për moshat në 23 vjeç.  Ai ka fituar dy çmime brenda një muaji dhe ka thyer rekordin e moshës.

I ftuar në “Abc e Mëngjesit”, Pari ka treguar gjithçka, nga fillimet në këtë sport në moshë të vogël, rregullat strikte të sportit dhe deri te historia prekëse familjare. Ai theksoi se mban mbiemrin e gjyshes, pasi babain nuk e ka njohur kurrë dhe është rritur nga nëna dhe gjyshja.

“Në Mal të Zi ishin 4 konkurentë, ndërsa në Shqipëri ishin vetëm dy konkurentë.

Dehidratimi i trupit vjen me kohën. Unë i kam provuar të gjitha. Por nëse trupi nuk është gati, nuk është mirë të ndryshosh ujin, thjesht duhet të ndryshosh faktet e ditës. E provon me pak sasi ose me shumë, edhe shikon si reagon trupi.

Unë deri më sot kam punuar vetëm pa trajner, por këtë vit mora një trajner të huaj, që ta bëja pak më serioze. Unë e kam nisur këtë sport në një moshë shumë të re, 14 vjeç. ‘Junior’ dalin nga një kategori që kërkon më pak gjëra, masa muskulare më e vogël, ndërsa kjo kategori kërkon më shumë punë”, rrëfeu ndër të tjera Pari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!