Dy burra me motor i zunë pritë, vritet gazetari i njohur grek

schedule14:20 - 9 Prill, 2021

schedule 14:20 - 9 Prill, 2021

Gazetari i njohur i kronikës në Greqi Giorgos Karaivaz është vrarë pasditen e së premtes nga persona që lëviznin me motor.

Siç raportojnë mediat greke, gazetarit i zunë pritë ndërsa në drejtim të tij qëlluan të paktën 17 herë. Në vendin e ngjarjes, Karaivaz u gjet i shtrirë me fytyrë jashtë makinës, në parkun afër banesës së tij në rrugën Anninou në Alimos.

Raportohet po ashtu se gazetari ka marrë gjashtë plumba dhe se ka ndërruar jetë në vend.

Nga të dhënat paraprake, rezulton se dy burra të hipur në një motor të vogël i ngritën pritën Giorgos Karaivaz-it . Rezultatet e testeve balistike do të tregojnë nëse arma e vrasjes është përdorur në ndonjë akt kriminal në të kaluarën.

Raportet e hershme tregojnë se autorët e vrasjes mund të kenë përdorur një silenciator.

Oficerët e policisë në vendngjarje mbledhin prova, pamje nga kamerat dhe gjithçka tjetër që mund të çojë në hetim për të identifikuar autorët dhe motivet e tyre George Karaivaz ishte një nga redaktorët më të vjetër të kronikës së zezë në Greqi. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!