Tifozët e Barcelonës po presin me padurim 7 marsin, datë kur do të zgjidhet presidenti i ri i klubit. Një nga kandidatët është Toni Freixa. Ky i fundit është prej kohësh pjesë e Bordit Drejtues të katalanasve.
52-vjeçari ka dhënë një rrëfim për El Larguero, aty ku zbulon se ka gati dy goditje “big” nëse shpallet fituesi. Freixa ka edhe një koment për trajnerin Roland Koeman dhe kapitenin Leo Messi.
“Kam një akord me dy futbollistë: një mbrojtës dhe një sulmues. Trajneri? Nëse fitoj unë, Roland Koeman do të vazhdojë të qëndrojë në stolin e Barcelonës, për përkushtimin që ka dhe faktin që është një udhëheqës.
Sa i përket Messit, shpresoj që të mos largohet. E shoh shumë të motivuar për të vijuar këtu dhe jam i bindur se nuk ka vend më të mirë se Barcelona për të“, deklaroi kandidati për president. /abcnews.al