Dy avokatë kallëzim në prokurorinë e Vlorës: UKT dhe OSHEE punësime për qëllime elektorale

schedule09:25 - 12 Prill, 2021

schedule 09:25 - 12 Prill, 2021

Avokatët Arjon Besimaj dhe Kujtim Çakrani kanë depozituar në prokurorinë e Vlorës një kallëzim penal për Ujësjellësin dhe OSHEE-në në Vlorë, dy institucione që sipas tyre kanë punësuar njerëz për qëllime elektorale në dy muajt e fundit.

Në shkresën e tyre drejtuar prokurorisë ata thonë se punësimet janë bërë me kushtin se familjarët e personave të punësuar do të votojnë forcën politike në pushtet Partinë Socialiste.

“Kemi rënë në dijeni të faktit se Drejtuesit e institucionit të Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike V lorë, kohët e fundit dhe në vijim deri në momentet e këtij kallëzimi kanë punësuar dhe vazhdon të punësojnë në mënyrë të kundraligjshme individë duke anashkaluar çdo procedurë të parashikuar nga Kodi i Punës”, thuhet në padi.

Ata kërkojnë nisjen e një verifikimi për të gjitha pretendimet e ngritura në kallëzim penal, duke bërë kontroll pranë Bankave të Nivelit të dytë, ku marrin pagën punonjësit e këtyre institucioneve./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!