Dy arsye pse nuk humbni peshë dhe pse nuk hani shumë

schedule22:54 - 27 Gusht, 2021

schedule 22:54 - 27 Gusht, 2021

Humbja e kilogramëve të tepërt nuk është e lehtë. Kërkon shumë përpjekje dhe sigurisht konsumin e ushqimit të duhur. Por çfarë ndodh kur përpiqeni të hani shëndetshëm dhe jo në sasi të mëdha por kilogramët duket se nuk bien? Ekzistojnë dy arsye kryesore për këtë.

Ju nuk pini shumë ujë

Uji është aleati kryesor për humbjen e peshës. Duhet të pini të paktën tetë gota ujë në ditë, sasi e rekomanduar nga ekspertët për hidratimin adekuat të trupit.

Nuk flini mjaftueshëm

Studimet kanë treguar se gjumi i pamjaftueshëm ndikon në metabolizëm. Kohëzgjatja e shkurtër e gjumit, pra më pak se 6 orë në ditë, gradualisht mund të çojë në shtim në peshë. E njëjta gjë vlen edhe për gjumin e tepërt (mbi 8-9 orë në ditë).

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!