Dy anije të tjera me drith nisen nga Ukraina

schedule13:36 - 13 Gusht, 2022

schedule 13:36 - 13 Gusht, 2022

Dy anije të tjera janë nisur ditën e sotme nga portet ukrainase në Detin e Zi, sipas një njoftimi të ministrisë turke të mbrojtjes, sipas mediave të vendit.

Me nisjen e këtyre dy anijeve, numri i përgjithshëm i anijeve që janë nisur nga vendi ka shkuar në 16. Anija Fulmar S me flamurin e ishujve Barbados u nis nga porti i Chornomorsk me 12,000 tonë misër në provincën e Alexandretta, e cila ndodhet në jug të Turqisë.

Anija e dytë, Thoe, nën flamurin e Ishujve Marshall, u nis nga i njëjti port me destinacion Raidesto, Turqi, duke transportuar 3000 ton fara luledielli. Bëhet me dije, se një tjetër anije do të niset sot nga Turqia drejt Ukrainës.

Ministria e Transportit së Ukrainës njoftoi sot se 16 anije me 450,000 ton produkte bujqësore janë nisur nga portet ukrainase që nga fillimi i gushtit sipas marrëveshjes që garaton kalimin e sigurt.

Marrëveshja, e nënshkruar nga Ukraina, Rusia, Turqia dhe OKB-ja në korrik, lejon rifillimin e eksporteve të grurit nga portet ukrainase në Detin e Zi, pasi u pezullua për pesë muaj për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

Ukraina shpreson të rrisë eksportet e saj në më shumë se 3 milion ton drithë dhe produkte të tjera bujqësore në muaj në të ardhmen e afërt.

/abcnews.al