Dy aktivistë tentuan të spërkatnin me bojë avionin e Taylor Swift

schedule14:52 - 20 Qershor, 2024

schedule 14:52 - 20 Qershor, 2024

Dy aktivistë të klimës nga lëvizja “Just Stop the Oil” u arrestuan pasi lyen rastësisht dy avionë me ngjyrë portokalli në një aeroport privat, duke pretenduar se avioni i këngëtares Taylor Swift kishte zbritur atje disa orë më parë.

Sipas Telegrafit britanik, ata kanë sulmuar aeroportin Stansted në Londër në orët e para të mëngjesit dhe kanë spërkatur dy avionë me llak portokalli.

Ata gjithashtu deklarojnë se ne jetojmë në dy botë në të cilat miliarderët shkatërrojnë klimën dhe mjedisin me avionë privatë, prandaj ata kërkojnë që qeveria e ardhshme britanike të nënshkruajë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për heqjen e karburanteve fosile deri në vitin 2030.

Veprimi i tyre këtë të enjte shkaktoi shumë kritika, por edhe ai i një dite më parë kur lyen me ngjyrë portokalli disa nga blloqet e gurit në monumentin antik historik Stonehenge./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!