Dy akte dorëzimi Berishës? Postet e Alibeaj, Bardhi komandon Tabakun dhe …Salianjin

schedule23:10 - 17 Maj, 2023

schedule 23:10 - 17 Maj, 2023

TIRANË- Si pasojë e dështimit në zgjedhjet e 14 majit, kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti si dhe ka deklaruar largimin nga kryetar i grupit parlamentar. Por dy lëvizje të tjera shtojnë interesin se çfarë do të ndodhë tani mes Partisë Demokratike dhe foltores, të bashkuar tashmë nga humbja e thellë e të dyjave.

Sekretari i Përgjithshëm Bardhi nuk ka humbur kohe dhe ka paralajmëruar hapa statutore për t’ia lënë drejtimin e Partisë demokratike, Jorida Tabakut në bazë të nenit 46.

Tabaku një e besuar e Bashës, por e vetmja që ruajti një zyrë në selinë blu, edhe pasi ajo u mor nga Sali Berisha, mund të jetë një pikë tjetër bashkimi me Sali Berishën. Ndërkohë sipas Gazment Bardhit, Ervin Salianji emërohet kryetar i grupit parlamentar të PD me dorëheqjen e Alibeajt edhe nga ky post.

Me këtë lëvizje të Salianjit dorëzimi i PD Sali Berishës bëhet edhe më i lehtë. Ndërkohë ky i fundit dhe Ilir Meta, që regjistruan edhe humbjen e parë të përbashkët, thanë se nuk do të largohen dhe se do të përgatisin së bashku dosjen për të kontestuar humbjen.

Duke folur me gjuhën e Lulzim Bashës pas çdo humbjeje, dyshja e “Bashkë Fitojmë”, por që në fakt u kthye në koalicionin “bashkë humbasin”, thanë se nuk ka zgjedhje me Edi Ramën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!