LEZHË- Tre persona mes të cilëve, dy gra, kanë mbetur të lënduar në dy aksidente të ndodhura mesditën e kësaj të marte në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Aksidenti i parë ka ndodhur pranë fshatit Balldre ku janë plagosur dy gra dhe tjetri ne Piraj ku ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i një motoçiklete.
Të lënduarit janë dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit rajonal të Lezhës, ndërsa policia po heton shkaqet e këtyre aksidenteve./abcnews.al