Dy aeroplanmbajtëse amerikane një ditë më parë kanë zhvilluan manovra ushtarake në Detin e Kinës Jugore, pas shqetësimit të Uashingtonit për të njëjtin veprim të kësaj jave nga ana e Kinës rreth një arkipelagu, sovranitetin e të cilit e pretendojnë Pekini, Hanoi dhe Tajpei.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se një zyrtar i Pentagonit, është shprehur se aeroplanmbajtëset ‘USS Nimitz’ dhe ‘USS Ronald Reagan’ zhvilluan manovra të përbashkëta në këtë zonë për të mbrojtur parimin e një zone të lirë dhe të hapur.
“Këto manovra janë në përputhje me angazhimet e bëra nga SHBA për të mbrojtur të drejtën e çdo kombi për të fluturuar, lundruar dhe manovruar kudo që e lejon e drejta ndërkombëtare”, ka thënë ai.
Këto manovra vijnë pasi Pentagoni tha se ishte i shqetësuar nga manovrat ushtarake kineze të kryera rreth arkipelagut Paracel, të kontrolluar nga Pekini në Detin e Kinës Jugore, por gjithashtu të pretenduar nga Vietnami dhe Tajvani./abcnews.al