Shtetet e Bashkimit Evropian kanë rënë në parim dakord, për fillimin e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Megjithëse ato nuk do të zhvillohen aq shpejt sa kanë shpresuar këto vende, shkruan media deutche ëelle, në analizën që i ka bërë situatës pas miratimit me kusht, që morën dy vendet për hapjen e negociatave.
Po me kusht: Vendet e Ballkanit Shqipëria dhe Maqedonia mund të shënojnë në kalendaret e tyre fillimin e bisedimeve të pranimit me Bashkimin Evropian. Megjithëse ato nuk do të zhvillohen aq shpejt sa kanë shpresuar. Fillimisht duhet të plotësojnë kushtet.
Kështu e nis artikullin media deutche ëelle ku shpjegon fillimin e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë për të cilat shtetet e Bashkimit Evropian kanë rënë në parim dakord për fillimin e bisedimeve me këto dy vende.
Por vendet duhet të tregojnë se po bëjnë përparime në reforma, para se bisedimet e para të fillojnë në fund të vitit tjetër, bënë të ditur diplomatët të martën (26.06) në Luksemburg, mbas bisedimeve të ministrave për çështjet evropiane të vendeve të BE.
Vendet e Ballkanit ndodhen midis Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare të BE që ndodhen në kufirin evropian si Greqia, Bullgaria, Rumania, Hungaria dhe Kroacia. Si shumë e ndërlikuar shihet në Bruksel “boshllëku” i krijuar në mes të Bashkimit Evropian, ku mundohen aktualisht të rrisin ndikimin e tyre Rusia, Kina dhe Turqia.
«Ne duhet të pranojmë të gjithë që paqja, stabiliteti dhe demokracia në Ballkanin Perëndimor janë të një rëndësie të madhe për të gjithë ne në Bashkimin Evropian” komentoi Roth.
Por deri sa Shqipëria dhe Maqedonia të bëhen vërtet anëtare të Bashkimit Evropian do kalojnë dhe disa vjet. Arsyet pse është kështu janë mes të tjerash deficitet në fushën e shtetit juridik, pavarësia e sistemit të drejtësisë dhe luftimi i kriminalitetit. Nëse janë plotësuar kriteret apo jo, vlerësohet nga shtetet anëtare me votim në secilin nga vendet.
Që bisedimet e pranimit mund të kthehen mbrapsht apo të pezullohen krejt e tregon aktualisht rasti i Turqisë. Bisedimet me Turqinë, vend kandidat për pranim filluan më 2005, por aktualisht kanë ngrirë për shkak të zhvillimeve në vend.
E paqartë mbeti ditën e martë, se sa e lidhur është drita jeshile e vendeve të BE-së me pranimin e Shqipërisë, për të ndërtuar kampe pritëse për refugjatët. Kancelari austriak Sebastian Kurz dhe presidenti i Parlamentit Antonio Tajani, patën folur ditët e fundit për ngritjen e një kampi të tillë jashtë kufijve aktual të Bashkimit Evropian.
Një “Jo” për fillimin e bisedimeve të pranimit do kishte qenë goditje e fortë për Maqedoninë, e cila deklaroi para pak kohësh, se është e gatshme të ndryshojë emrin për të shuar grindjet shumëvjeçare me Greqinë.
Krah Maqedonisë dhe Shqipërisë kandidatë zyrtarë për pranim në BE janë edhe Mali i Zi dhe Serbia. Me këto vende janë madje duke u zhvilluar bisedime. Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova shihen si kandidate potenciale për bisedimet. /abcnews.al