DW: Rritet ndjeshëm numri i neonazistëve në Gjermani të gatshëm për akte dhune

schedule14:41 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 14:41 - 19 Dhjetor, 2019

Sipas një reportazhi të Deutsche Welle, numri i neonazistëve në Gjermani është rritur ndjeshëm, ndërsa konsiderohet se më shumë se 12 mijë prej tyre janë të gatshëm për akte dhune.

Numri i ekstremistëve të djathtë në Gjermani po shtohet, dhe për këtë arsye autoritetet kanë vendosur kanë vendosur të ndërmarrin disa masa konkrete. Nis kështu reportazhi i Deutsce Vele-s për sa i përket fenomenit të neonazismit në vend.

Lista e tmerreve nga krahu i djathtë po shtohet nga dita në ditë: Në Hessen një neonazist i dyshuar ka vrarë politikanin komunal, Valter Lübke.

Në Zahsen-Anhalt dy persona u vranë pas një sulmi të dështuar në një sinagogë në qytetin Hall. Çdo ditë diku në Gjermani sulmohen njerëz vetëm për shkak të ngjyrës së lëkurës, fesë apo orientimit seksual.

Zyra Federale për Mbrojtjen Kushtetuese ka regjistruar 12.700 ekstremistë të djathtë të gatshëm për dhunë. Sa për krahasim: në vitin 2011, kur është zbuluar grupi terrorist neonazist Nëntoka Nacionalsocialiste (NSU), ka pasur 9.800 pesona të regjistruar nga ekstremi i djathtë.

“Dështim total i shtetit”, ky është përfundimi i hetimeve për këtë grup i një Komisioni Parlamentar të Bundestagut. Në qendër të vëmendjes së hetimeve ishin policia dhe shërbimet sekrete, të cilat përkundër sinjaleve të qarta për motive raciste, nuk e kanë hetuar në drejtimin e duhur serinë e vrasjeve dhe sulmeve me bomba.

Një prej shpjegimeve për përhapjen e fenomenit të neonazismit në vend është fiksimi tek terrori islamik. Pas sulmeve në tregun e Krishtlindjeve në Berlin në dhjetor 2016, autoritetet e sigurisë janë përballur me kritika të ashpra.

Prej verës deri më tani janë krijuar ekipe të ndryshme për veprim kundër ekstremizmit të djathtë. Janë hapur mbi 300 vende të reja, të cilat në të ardhmen duhet të merren ndër tjerash edhe me ekspertizën shkencore të këtij fenomeni.

Por është pozitiv fakti që nga autoritetet dëgjohen gjithnjë e më shumë tone autokritike. Nëse autoritetet përballen me këto probleme brenda vetvetes, do të jetë shumë më e besueshme edhe lufta e tyre për respektimin e vlerave demokratike.

Kjo për faktin se ekstremistët me siguri që e kanë ndjerë veten të nxitur pasi ka munguar ndjekja rigoroze e rasteve të tilla.

Tani më akush nuk sheh mënjanë, kur shtrohet problemi i ekstremistëve të djathtë – as policia dhe as autoritetet e tjera të sigurisë.

“Ky problem është dashur të merret më seriozisht!”, thonë autoritetet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!