Duterte kërcënon filipinasit: Bëni vaksinën ose do t’u fus në burg

schedule22:58 - 21 Qershor, 2021

schedule 22:58 - 21 Qershor, 2021

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka kërcënuar qytetarët e vendit të tij me burg nëse refuzojnë që të vaksinohen kundër koronavirusit. Vendi aktualisht është duke u përballur me një numër të lartë të infektuarish ndërsa numëron 1.3 milionë raste pozitive dhe më shumë se 23,000 vdekje.

“Ju zgjidhni … ose vaksinohuni ose unë do t’ju fus në burg ,” tha Duterte në një fjalim televiziv të hënën, pas raporteve të frekuentimit të ulët në disa qendra vaksinimi në kryeqytetin Manila.

“Kërcënimet” e Duterte-s kundërshtojnë deklaratat e zyrtarëve shëndetësorë, të cilët kanë thënë se ndërsa qytetarëve u kërkohet të marrin vaksinën Covid, ajo mbetet vullnetare.

“Mos më keqkuptoni, ka një krizë në këtë vend. Unë jam  thjesht i bezdisur me filipinasit që nuk ndjekin udhëzimet e qeverisë .”

Deri më 20 qershor, autoritetet shëndetësore në Filipine kanë vaksinuar 2.1 milionë persona, duke bërë progres të ngadaltë drejt qëllimit të qeverisë për të vaksinuar deri në 70 milionë banorë këtë vit ndërsa vendi numëron 110 milionë të tillë. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!