“Dushi i ftohtë” i Ramës, Ademi: Për plehrat nuk më ftuan, për ujin nuk më lanë të flisja

schedule20:21 - 2 Nëntor, 2021

schedule 20:21 - 2 Nëntor, 2021

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama mblodhi të gjithë kryetarët e bashkive duke u bërë një “dush të ftohtë” për menaxhimin e ujësjellësave, që janë zhytur në borxhe. E pranishme ishte edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi e cila u shpreh mbrëmjen e sotme në “Radarin Informativ” në “ABC” përballë gazetares Jonida Shehu se është kundër ndërhyrjes së qeverisë për riorganizimin e ujësjellësave.

E prisja ndryshme, me diskutime, nuk kemi pasur hapësirë për të folur. Ishte në formën deklarative, që në fakt mund të qëndrojë për ato bashki që kryeministri mund të kishte informacion. Nuk e di që ka njerëz jashtë shtetit dhe marrin rrogën” tha ajo.

Në takimin e parë që Edi Rama mblodhi kryetarët e bashkive për plehrat, Ademi mungoi. Por cila ishte arsyeja? “Unë isha në takimin për diskutimin për ujësjellësin, aty mora ftesën dhe isha, te takimi i parë nuk mora pjesë, më kishin çuar një mesazh, por nuk e lexova, nuk kam pasur informacion. I kam kërkuar kabinetit, i kam thënë që “ju lutem, duhet të lajmëroni në kohë” tha ajo.

E pyetur se cila ka qenë mbështetja e fundit që ka marrë nga kryeministri Edi Rama, kryetarja e bashkisë së Shkodrës deklaroi “nuk e mbaj mend, nuk kam pasur ndonjë, asnjë”./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!