Me një sezon turistik të suksesshëm në verë, Durrësi është kthyer në një destinacion edhe në stinën e vjeshtës.
Sipas drejtorisë së turizmit në bashkinë e durrësit, bazuar në të dhënat e përpunuara nga porti, ky vit ka tejkaluar çdo pritshmëri.
Në intervistën për abc neës, Floreta Kërtusha, përfaqësuese e drejtorisë së turizmit konfirmon se qyteti bregdetar vijon të ketë numër të lartë vizitorësh, e sidomos në sitet arkeologjike.
Nga janari deri në muajin shtator, amiteatri antik dhe torra veneciane, të vetmet site që janë me pagesë, janë vizituar nga 44 mijë vizitorë, ndëra për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar u vizitua nga 32 mijë turistë./abcnews.al


