Durrësi pret kroçeren e famshme/ “Amerigo Vespucci”, më e bukura në botë, ankorohet të martën në port

schedule15:40 - 7 Prill, 2025

schedule 15:40 - 7 Prill, 2025

Kjo javë pritet të kthejë Durrësin në një qendër kulturore, ku do të zhvillohen disa aktivitete të rëndësishme, me fokus detarinë.

Art Explora Festival dhe kroçera më e bukur në botë, Amerigo Vespuçi do të ankorohen në brigjet e Durrësit.

Art Explora, anija e parë muze në botë mbërrin në qytetin bregdetar si pjesë e një turneu kulturor mesdhetar që do të zgjasë deri në vitin 2027.

Festivali që ajo ofron, krejtësisht falas, sjell përvoja artistike dhe edukative për publikun, përmes ekspozitave, shfaqjeve, koncerteve dhe punëtorive, si në bordin e anijes, ashtu edhe në hapësira të dedikuara në qytet.

Në bashkëpunim me Bashkimin Evropian ky projekt synon të krijojë ura të reja mes vendeve dhe qytetërimeve të Mesdheut. Në Shqipëri, aktivitetet do të zhvillohen nga 10 deri më 21 prill.

Po ashtu  “Amerigo Vespucci, e konsideruar si më e bukura në botë do të mbërrijë në port, në 8 prill dhe do të qëndrojë në qytetin bregdetar deri në 11 prill. Në ceremoninë e pritjes të martën do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të lartë italianë e shqiptarë.

Sipas drejtorit të autoritetit portual, këto aktivitetet nuk do të jenë të vetmet që do i shtojnë ngjyrat këtij sezoni.

Në portin e Durrësit, për vitin 2025 kanë rezervuar deri më tani 12 kroçera dhe kjo shifër pritet të jetë në rritje gjatë muajve në vijim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!