Plehrat në qendër të Durrësit dhe në zonën e plazhit janë mbledhur pasditen e së premtes. Meqë në fundjave ka më shumë turistë bashkia e Durrësit duket se gjeti një zgjidhje provizore, por jo efektive.
Pasi pastroi dy zona, ndoti dy të tjera. Plehrat u depozituan tek Nishtulla dhe tek ish Parku i Autobusave.
Një pjesë e mbeturinave ndodhen brenda mjeteve të pastrimit ndërsa të tjerat në tokë. Banorët e zonës së ish parkut të autobusëve janë të shqetësuar për sasinë e madhe të mbeturinave që po hidhet pranë shtëpive të tyre.
“Nuk hapin dot dritaret, nuk është vendi i mbeturinave këtu për ditë me radhë”, thotë një banor.
“Problem i mushkonjave i erës së keqe s’mund të flemë dot natën, s’është vend ky hiq andej sjellin këtej. Këtu rrinë shumë ditë i mbledhin këtu e më pas i çojnë në Tiranë”.
“S’ka qënë zonë për plehra ti heqin viti i parë që ndodh kjo gjë. Ka shumë familje këtu jemi shumë keq”, ka thënë ndër të tjera një tjetër qytetar.
Nëse në qendër dhe në plazh nuk ka më plehra, në 16 lagje të tjera të Durrësit rrugët prej 3 ditësh janë plot e përplot me mbeturina.
Problem i plehrave në këtë qytet u rikthye 3 ditë më parë. Landfilldi i Sharrës në Tiranë mbylli dyert pasi joshi për dy javë qeverinë duke pranuar për përpunim e mbetjeve të Durrësit.
Me sa duket ministria e financave nuk i pagoi paratë e përpunimit të mbetjeve, propozim ky i bërë në rreth 20 ditë më parë nga bashkia e Durrësit. Kjo e fundit grumbullimin dhe tranportimin e morri vetë përsipër.
Ky problem ka nisur dy vjet më parë në nisje të sezonit turistik. Me përfundimin e të kontratës së përkohshme me koncensionarin, Bashkia e Durrësit propozoi zgjatjen e saj me 14 vite dhe kërkoi që përpunimi i mbetjeve të financohet nga buxheti i shtetit.
Marrëveshja e nuk është firmosur ende. Shkak mund të jetë dhe tarifa, pasi koncesionari paguhet 29 euro për djegien e një ton mbetje të Tiranës. Ndërsa për Durrësin kostoja e përpunimit është propozuar të arrin në 40 euro për ton. /abcnews.al