Durrës/ Zbardhet dëshmia e djalit që vrau babin dhe e hodhi në pus, si e zbuloi policia krimin e 30 vjeçarit

schedule17:30 - 4 Shtator, 2024

schedule 17:30 - 4 Shtator, 2024

Detaje të reja bëhen të ditura nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Shënavlash të Durrësit, ku 30 vjeçari Esmerald Balla vrau të atin Enver Balla dhe më pas e hodhi në pus. Ngjarja ka ndodhur rreth dy javë më parë, por është zbuluar së fundmi, pasi i biri ka bërë denoncim në polici për “zhdukjen” e të atit.

Sipas gazetarit Leonidha Musaj, 30 vjeçari ka deklaruar para uniformave blu se është konfliktuar me të atin 62 vjeçar për një sasi të humbur parash nga kasaforta që ata mbanin në dhomën e gjumit.

“62 vjeçari ishte rimartuar pasi bashkëshortja e parë i kishte ndërruar jetë disa vite më parë. Kishte lidhur martesë të re rreth një vit më parë, e bekuar edhe nga fëmijët e tij. 30 vjeçari Esmerald Balla, autori, sipas dëshmisë që ka dhënë para hetuesve të policisë gjyqësore, ka deklaruar se kishte konflikt të vazhdueshëm për një sasi të madhe parash që kishte humbur nga kasaforta që mbanin në dhomën e gjumit. Sipas tij, babai kishte marrë paratë dhe nuk dihet ku i kishte shpenzuar. Pas një denoncimi që ka bërë i biri, në zonë nuk kishte rënë në sy mungesa e tij pasi mendohej se ishte larguar me pushime. Megjithatë, policia nuk e neglizhoi si ngjarje, dërgoi oficerët dhe pasi shtrënguan të birin, ai është dorëzuar dhe ka dhënë shpjegime për këtë ngjarje dhe ka pranuar krimin, duke dhënë edhe versionin për një konflikt për një sasi të humbur parash.”, raportoi gazetari.

Si ra policia në gjurmët e autorit?

“Pas dëshmisë, ai është lënë sërish i lirë, për ta provokuar policia ambienti ka qenë me kamera spiune të policisë së Durrësit, që e kishte monitoruar komplet për të parë hyrjet dhe daljet në banesë. Nuk hynte dhe dilte asnjë përveç Esmeraldit dhe pasi është ushtruar kontroll dhe kanë krehur zonën, qoftë nëpër kasollet e bagëtive, kanë gjetur një pus me ujë, çka ka bërë që ai të mos dekompozohej”, shtoi gazetari./abcnews.al