Durrës, vijon i pezulluar lundrimi/ Kapiteneria: Ndalohet lundrimi për të gjithë mjetet e tonazhit të ulët

schedule11:46 - 13 Janar, 2025

schedule 11:46 - 13 Janar, 2025

Moti i keq ka përfshirë të gjithë territorin e vendit.

Në Durrës, kapiteneria ka njoftuar se do të ndalohet lundrimi për të gjithë mjetet e tonazhit të ulët, por edhe të mesëm.

Ndërkaq, këtë të hënë pritet që të rifillojë sërish lundrimi i trageteve.

“Kapiteneria ka urdhëruar mjetet e tonazhit të ulët e të mesëm që të pezullojnë aktivitetin e tyre të përditshëm. Sa i përket linjave ndërkombëtare, gjatë ditës së djeshme ka qenë i pezulluar lundrimi i trageteve. Sot pritet të nisen normalisht. Sa i përket sektorëve të tjerë në Portin e Durrësit, vetëm sektori i ngarkim shkarkimit është i pezulluar”, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Leonidha Musaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!