Durrës, turizëm në vjeshtë/ Prenotime deri në fund të tetorit, pushuesit nga Çekia dhe Polonia

schedule15:35 - 20 Shtator, 2023

schedule 15:35 - 20 Shtator, 2023

Vjeshtë, por në plazhet e Durrësit ka ende pushues.

Janë të huaj që po shijojnë qetësinë dhe kohën e ngrohtë të këtij shtatori.

Me turistë të shumtë pritet të jetë e gjithë vjeshta në qytetin bregdetar.

Menaxherë të hoteleve thonë se 80% e strukturave të tyre akomoduese janë të prenotuara deri në fund të tetorit.

Këtë periudhë Durrësi frekuentohet më së shumti nga ceket dhe polaket.

Pushues të vjeshtës janë kryesisht mosha e tretë që zgjedhin kete kohë për t`u clodhur jo vetëm për temperaturat idelae por edhe cmimet e lira./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!