Durrës/ Tentuan të fusnin në Shqipëri 50 mijë euro mall kontrabandë, dy të arrestuar

schedule13:32 - 26 Mars, 2025

schedule 13:32 - 26 Mars, 2025

Shtetasit Edmond Nikolli dhe Shkëlqim Çuni janë arrestuar nga policia pasi kanë tentuar të fusnin në Shqipëri 50 mijë euro mallra kontrabandë. Gjatë operacionit “Duo” u sekuestruan  mallrat, autobusi, si dhe celularët dhe pasaportat e të arrestuarve.

Nga kontrollet në këtë mjet, janë gjetur veshje, pajisje, produkte ushqimore, produkte kozmetike dhe pije alkoolike, të dyshuara të kontrabanduara, pasi ishin të papajisura me fatura blerjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!