Durrës-Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi” apo “i forti i Sukthit”, është shoqëruar nga policia e Durrësit.
ABC Neës mëson se shoqërimi i Vullnet Muçës, ka ardhur për shkak se ka kanosur drejtorin e spitalit rajonal në Durrës, Renis Mullaj.
Ngjarja është shënuar të premten pas një debati mes tyre, ndërsa Muça u mbajt për rreth 5 orë në komisariat. Policia ka nisur procedimin penal ndaj tij për veprën penale “kanosje për shkak të detyrës”. Burime nga policia e Durrësit thonë se shkak është bere njee keerkesee nga vëllai i Rrumit kundrejt Mullajt qe ky i fundit te puneesonte ne spital.
Vëllai i Vullnet Muçës, Aleksandër Laho ose i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’ është një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai rezulton i shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit si i dyshuar për një peng marrje. Lahon është dënuar në mungesë me 10 muaj burg nga GJKKO për akuzën e korrupsionit.
Ai u akuzua nga SPAK se i kishte dhënë zyrtarit të Avokatit të Shtetit, Irgen Kërçuku, një shumë të konsiderueshme parash për të mos apeluar një çështje pronësie.
/abcnews.al/

