Në portin e Durrësit janë sekeustruar 670 mijë litra naftë, që dyshohet se është kontrabanduar nga Tunizia.
Nafta u gjet nga kontrolli në një anije, konkretisht, në balastrat që shërbejnë për balancimin e mjetit.
Si rezultat i operacionit policor të koduar “Ari i zi”, u vunë në pranga tre persona, Mohammd Kahilah, Eneo Cano dhe Sushil Vema, ndërsa proceduan në gjendje të lirë 5 të tjerë, shtetas shqiptarë dhe të huaj.
Ndërkaq, janë identidikuar dy organizatorët, teksa po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tyre./abcnews.al