Durrës, PS kryeson 8 mandate, PD 6/ Numërohen gjysmat e kutive, socialistët në avantazh

schedule14:12 - 12 Maj, 2025

schedule 14:12 - 12 Maj, 2025

Në qarkun e Durrësit janë numëruar deri më tani 210 qendra votimi nga 494 në total. Sipas rezultateve zyrtare të përditësuara nga KQZ, PS ka marrë 31,848 vota ose 52.90%. PD ose Aleanca për Shqipërinë Madhështore deri më tani ka marrë 23.480 vota ose 38.89%.

1,566 vota ose 2.60% kanë shkuar për Partinë Mundësia, kurse për nismën Shqipëria Bëhet 1,443 vota ose 2.40%. Lëvizja Bashkë deri më tani në qarkun e Durrësit ka marrë 748 vota ose 1.24%.

Deri më tani, të përkthyera në mandate Partia Socialiste merr 8 mandate në qarkun e Durrësit, kurse Partia Demokratike, Aleanca për Shqipërinë Madhështore merr 6 mandate.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!