Dy persona janë arrestuar këtë të premte në Durrës.
Sipas informacioneve të policisë, në pranga ka rënë një 28-vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Po ashtu në pranga ka përfunduar edhe një 31-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
“Janë arrestuar në flagrancë shtetasit; 28 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij; 31 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al