Sot ka nisur në Durrës vaksinimi i punonjësve të hoteleri-turizmit, një nga sektorët që ka kërkuar prej kohësh të jetë në kategoritë e përcaktuara për vaksinim për të qenë gati në sezonin veror.
Gazetari Leonidha Musaj raporton për ABC se pjesë e kësaj liste janë 450 punonjës në këtë sektor.
Ndërkohë kryetari i hoteleri turizmit Durres, Eduart Xhepa në fjalën e tij ka theksuar se vaksinimi do të ndihmojë ato në sigurinë e turistëve dhe në rritjen e kërkesës.
“Në takimin e fundit që kemi zhvilluar me kryeministrin ai e mori për sipër dhe po realizohet që ne të futemi në listën prioritare të vaksinimit, një gjë e tillë ishte e nevojshme për të krijuar besueshmëri te turistët, pasi janë në kontakt të drejtpërdrejtë me klientin. Për ne kjo është një gjë që ndihmon në rritjen e numrit të turistëve për këtë sezon dhe për të rikuperuar humbjet që kemi pas nga pandemia në vitin 2020”, ka thënë ai.e.su./abcnews.al