Është arrestuar në flagrancë në Portin e Durrësit, 52-vjeçari, teksa ishte në detyrë, përgjegjës turni.
Gjatë orarit të tij ka lejuar të dalë nga zona e portit, një kontenier që ishte markuar nga skaneri, me shenjë të verdhë, shenja e cila përbën detyrimin për t’u kontrolluar nga punonjësi i degës doganore.
Njoftimi i policisë:
Durrës/
•Specialistët e Seksionit për Kontrollin e Kontenierëve në PKK Port Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin , 52 vjeç, banues në lagjen nr. 1, pasi teksa ishte në detyrë, përgjegjës turni në degën doganore të portit të Durrësit, ka lejuar të dalë nga zona e portit, një kontenier që ishte markuar nga skaneri, me shenjë të verdhë, shenjë e cila përbën detyrim për t’u kontrolluar nga punonjësi i degës doganore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al