Trupi i pajetë që u gjet i mbytur një ditë më parë në det në lagjen N.13 të Durrësit, është identifikuar.
Kanë qenë familjarët ata të cilët identifikuan të afërmin e tyre. Viktima është N.P. 86 vjeç. Shkaqet që i kanë shkaktuar vdekjen të moshuarit nuk janë përcaktuar ende nga ekspertiza mjeko-ligjore.
Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk ishin konstatuar shenja dhune. /tvklan.al