Durrës, ende nuk ka nisur shpërndarja/ Pas orës 16:00 pritet të shpërndahen materialet zgjedhore

schedule15:18 - 10 Maj, 2025

schedule 15:18 - 10 Maj, 2025

Në Durrës, ende nuk ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore.

Mësohet se shpërndarja e tyre do të fillojë pas orës 16:00.

3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen të dielën kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqesuesit e tyre në Parlament.

Për herë të parë voton edhe diaspora, me 245 935 emigrantë shqiptarë të regjistruar, po ku problematikat nuk kanë munguar në postimin apo kthimin e zarfave të emigrantëve, kryesisht në Greqi.

Në garë janë 11 subjekte apo koalicione politike, ku çdo subjekt garon me 186 kandidate në listen e votimit, 46 prej të cilëve janë në listën e sigurt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!